Veseli për dënimin e Karaxhiqit: Në Beograd jetojnë të lirë edhe shumë Karaxhiqë, që urdhëruan masakrat në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se dënimi me bur të përjetshëm për Radovan Karaxhiqin është statisfaksion moral për mijëra viktima të pafajshme.


Veseli, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky dënim është konfirmim i faktit se Serbia ishte agresori i luftërave që përgjakën ish Jogusllavinë dhe se sipas tij në Beograd jetojnë të lirë shumë Karaxhiq të tjerë, të cilët urdhëruan masakrat në Kosovë e që duhet të përgjigjen para drejtësisë.

“Aktgjykimi përfundimtar i Tribunalit të Hagës që dënon me burg të përjetshëm Radovan Karaxhiqin për gjenocidin e kryer në Bosnjë e Hercegovinë është satisfaksion moral për qindra mijëra viktima të pafajshme. Njëkohësisht është konfirmim i faktit se Serbia ishte agresori i luftërave që përgjakën ish Jugosllavinë. Por, ky aktgjykim nuk duhet të kuptohet si mbyllje e kapitullit të drejtësisë për këto luftëra. Në Beograd ende jetojnë të lirë shumë Karaxhiqë të tjerë, të cilët urdhëruan masakrat në Kosovë. Ata duhet të përgjigjen para drejtësisë. Kosova nuk harron dhe kurrë nuk do të heqim dorë nga kërkimi i drejtësisë”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/.