×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli për punësimet: Qytetarët kanë humbur besimin tek ne, po largohen nga vendi

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 9:49

    Kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se situata e punësimeve në Kosovë është në një gjendje kritike, madje ka humbur edhe besimi i qytetarëve ndaj institucioneve.

    Ai ka thënë se situata tek emërimet nuk është e mirë, pasi qytetarët nuk po kanë më besim ndaj institucioneve, ata kanë ftohur besimin ndaj institucioneve të Kosovës dhe po largohen nga vendi kur po shohin emërime politike.
    “Situatën nuk e kemi shumë mirë tek emërimet, për vet faktin se besimi nga qytetarët nuk është aq i duhur, andaj në momentin që nuk po kemi besim të qytetarëve po kemi edhe një ftohje të tyre dhe një prirje për tu larguar nga Kosova, kjo nuk i duhet Kosovës aq më tepër kur numri i popullatës po zvogëlohet dita e ditës”, tha Veseli

    Po ashtu Veseli tha se në çdo matje ka zvogëlim të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve, pasi rekrutimi nëpër vendet e punës po ndodhë akoma në baza partiake.

    “Në çdo matje ka zvogëlim të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve, ne duhet të bëjmë më shumë, të jemi më përgjegjës para ligjit, para qytetarëve tanë, për vet faktin se ne mund ta ndërtojmë këtë shtet dhe kthejmë besimin ndaj institucioneve”, tha Veseli.

    Ndërkaq ditë më parë, Ambasada e Britanisë dhe ajo e SHBA’së kanë reaguar për vendimin e Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur Naser Shalën drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!