×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli u kërkon ndërkombëtarëve Gjykatë Speciale për krimet dhe masakrat serbe në Kosovë

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 14:29

    Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar formimin e një Gjykate Speciale për krimet dhe masakrat e Serbisë në Kosovë.


    Veseli në tubimin përkujtimor për 14 dëshmorët dhe 40 martirët në fshatin Lubizhdë të Hasit, komentoi edhe deklaratat nga liderët serbë të cilët i mohuan masakrat në Kosovë.

    Ai tha se një nga fajet për këto mohime i ka edhe bashkësia ndërkombëtare.

    “Këto ditë po zhvillohet një debat i madh, serbët po i mohojnë masakrat serbe, por është e qartë përderisa nuk do të dihen njerëzit që kanë kryer krime gjithandej Kosovës, serbët gjithmonë do t’i mohojnë krimet serbe dhe ky është gabim i bashkësisë ndërkombëtare”, raporton EO.

    “Ne nuk do të hakmerremi, por edhe nuk do të harrojmë, ne do ecim përpara dhe nuk ka fuqi e forcë që mund të na ndalë përpara në shtetin tonë dhe në pavarësinë tonë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!