×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli takohet me Halil Kastratin, e inkurajon të vazhdojë punën humanitare

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 15:02

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka postuar në faqen e tij në Facebook një fotografi me aktivistin humanitar Halil Kastratin, të cilin e inkurajoi të vazhdojë me projektet e tij.


    Veseli ka shkruar se veprimtaria e Halil Kastratit meriton të inkurajohet pasi ai kultivon solidaritetin si një ndër vlerat më të mëdha shpirtërore të popullit tonë.

    Statusi i plotë i Kadri Veselit:

    Bashkëbisedimi me një aktivist humanitar të përkushtuar si Halil Kastrati është gjithmonë një kënaqësi e madhe për mua.

    Veprimtaria e tij e vyer meriton të inkurajohet pasi ai kultivon solidaritetin si një ndër vlerat më të mëdha shpirtërore të popullit tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!