×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëdijësimi për menaxhimin e mbeturinave, lansohet projekti “Ruje, mos e gjuj”

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 22:47

    “Green Art Center” ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me komunën e Vushtrrisë dhe me “Coca Cola HBC Kosova” për projektin “Ruje, mos e gjuj”, i cili ka për qëllim ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e sistemit të duhur për menaxhimin e mbeturinave dhe riciklimit në përgjithësi.


    Në kuadër të këtij projekti do të organizohen një sërë aktivitetesh me qëllim që të mblidhen dhe riciklohen shishet e plastikës si dhe kanaçet.

    Ky projekt u lansua pikërisht sot, në Ditën Botërore të Riciklimit, dhe do të implementohet prej këtij muaji e deri në nëntor të vitit 2019.

    Komuna e Vushtrrisë është një nga partnerët kryesor ku do të implementohet projekti.

    Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri tha se qyteti i Vushtrrisë po bëhet lider për ndarjen e mbeturinave në burim.

    Ai ka falënderuar korporatën Coca-Cola HBC Kosova, për angazhimin në këtë projekt dhe ka ftuar edhe korporatat tjera ta bëjnë të njëjtën gjë.

    Projekti ‘Ruje, mos e gjuj’ do të implementohet nga organizata joqeveritare Green Art Center në këto lokacione: Qendra e Studentëve në Prishtinë, Kolegji AAB, Kolegji RIT dhe 500 familje në komunën e Vushtrrisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!