Lëvizja Vetëvendosje do të mbledhë sot Këshillin e Përgjithshëm, një ditë para skadimit të afatit për të vendosur nëse do të propozohet një mandatar të ri apo vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së tashmë ka nisur.
Para kësaj mbledhje, Kurti me mëngjes i shkoi në zyrë presidentes Osmani. Siç mëson gazeta online Reporteri.net, takimi tashmë ka përfunduar.
Të premten Osmani mblodhi liderët politikë për të diskutuar se çka më tutje, pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti që ta formojë qeverinë. Pas takimit, liderët e ish opozitës u deklaruan për zgjedhje, ndërsa Kurti nuk foli para gazetarëve. Ai tha vetëm se “Kushtetuta dhe ligji janë të qarta”.
Atë ditë Osmani bëri të ditur se Kurti kishte kërkuar edhe disa ditë kohë për të vendosur nëse VV-ja do të dërgojë sërish një emër mandatari në përpjekje për formimin e qeverisë.
/Reporteri.net/
Edhe një ditë afat për mandatarin, Kurti me mëngjes i shkon në zyrë Presidentes Osmani