×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura e Policisë bën shkelje që qytetarëve do t’u kushtonte dhjetëra euro

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 14:09

    Policia e Kosovës si ruajtëse e rendit dhe ligjit në Kosovë, shpesh shihet të jetë vetë shkelëse e këtyre rregullave.


    Një gjë e tillë tregohet edhe në fotografinë që ka siguruar sot Reporteri.net, në qytetin e Gjakovës, ku shihet një veturë e Policisë e parkuar në trotuar, vend ku shenja tregon se është i ndaluar për parkim.

    Ndërkohë, kujtojmë se si pasojë e mos respektimit të rregullave në komunikacion, së fundmi kemi pasur një numër të madh aksidentesh në trafik.

    Madje, ka qenë vetë Policia që ka ndërmarrë edhe fushata të vazhdueshme për të rritur sigurinë në trafik, me focus shpejtësinë dhe respektimin e shenjave të trafikut. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!