×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura me targa të Kosovës digjet në mes të tunelit të Kalimashit

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 17:25

    Një automjet me targa të Kosovës që udhëtonte drejt Tiranës u përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës në tunelit të Thirrës në Kalimash.

    Për 30 minuta u bllokua qarkullimi i automjeteve në tunel, duke krijuar radhë edhe të gjata.

    Drejtuesi i mjetit e si edhe personat që udhëtonin me të nuk pësuan lëndime. Për të vënë flakët nën kontroll, u desh ndërhyrje e një zjarrfikëse, shkruan abcnews.

    Edhe në të kaluarën në tunelin e Thierrës në Kalimash kanë ndodhur aksidente të tilla duke krijuar panik te udhëtarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!