×
  • Lajme
  • Lajme

    Vidhen flamujt në autostradë e magjistrale

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 18:42

    Nëse keni kaluar këto ditë në rrugën e Kombit qoftë në drejtim të Kosovës e qoftë në drejtim të Tiranës, patjetër që do të keni vënë re vendosjen e qindra flamujve në të dy anët e kësaj rruge.


    Vendosja e këtyre flamujve ka ardh si nderim për luftëtarët e batalionit që 20 vjet më parë erdhën nga SHBA-të për të çliruar Kosovësn.

    Vendosja e flamujve kombëtar në rrugën e kombit ka befasuar për të mirë qytetarët e Kosovës të cilët shijuan kilometra të tëra gjatë rrugëtimit nën valëvitjen e flamujve kuq e zi, të cilët ishin vendosur çdo 100 metra.

    Mirëpo këtë flamuj po vidhen nga qytetarët.

    Shumë nga ta, respektivisht në magjistralen Prishtinë – Pejë, janë vjedhur nga persona të panjohur gjë që kanë shëmtuar edhe nderim që iu është bërë këtyre luftëtarëve. Për arsye të pë ndërgjegjshme, këta flamuj po vidhen për çdo ditë.

    Zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), kanë thënë se një kompani private ka vendosur flamujt si shenjë nderimi e falënderimi për Batalionit të Atlantikut dhe betejën e Koshares.

    Për të nderuar Batalionin Atlantiku të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kompania në fjalë ka bërë kërkesë në departamentin e menaxhimit të rrugëve dhe tek ministri Pal Lekaj, për vendosjen e flamujve kombëtar për gjatë autostradës “Ibrahim Rugova”.

    “Vendosja e këtyre flamujve ka të bëjë me ditët e Betejës së Koshares ose thyerjes së kufirit që kontribuoj Batalioni i shqiptaro-amerikan, ushtarët e të cilët i dolën në ndihmë luftës së UÇK-së”, ka thënë Argjend Zenaj nga MIT-i./FaktePlus

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!