×
  • Lajme
  • Lajme

    Visar Ymeri kërkon që hetimet në Telekom të nisin qysh nga punësimet e vitit 2009

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 11:40

    Ka nisur punën Komisioni Hetimor Parlamentar për Telekomin.


    Kreu i këtij komisioni, Visar Ymeri, ka kërkuar që hetimet në Telekom të fillojnë nga viti 2009. Ai mes tjerash ka propozuar zgjatjen e punës së komisionit nga 1 në 6 muaj, propozimi i cili është miratuar me shumicën e votave të të pranishmëve.

    Ymeri ka theksuar se komisioni ende nuk e ka definuar punën e tij. Ai ka kërkuar fokusimin në tri shtylla kryesore të hetimit: Kontrata të dëmshme të lidhura me palët e treta, ndikimi i politikës dhe marrja e dividentës si dhe instalimi i nepotizmit në këtë ndërmarrje.

    Të enjten e kaluar kishte dështuar mbajtja e takimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Telekomin, pasi aty nuk u paraqitën shumica e deputetëve të pushtetit. Vetëm 5 pesë deputetë ishin të pranishëm dhe në mungese kuorumit, takimi është shtyrë për sot.

    Shkumbin Demaliaj dhe Bekim Haxhiu nuk u paraqiten fare në takim dhe as që kishin njoftuar se do të mungonin, derisa Fikrim Damka dhe Milaim Zeka kanë qenë në udhëtim zyrtar. /ktv/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!