×
  • Lajme
  • Lajme

    Viti i Ri nën izolim

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 16:25

    Nën masa kufizuese, Kosova do të hyjë në vitin 2022 si pasojë e përpjekjeve për ta luftuar përhapjen e koronavirusit.

    Masat e vendosura disa javë më parë do të prekin orët e fundit të 2021-s dhe të parat e vitit të ri. Qeveria e Kosovës nuk ka vendosur për masa të reja dhe qytetarët e vendit janë të obliguar të qëndrojnë të mbyllur deri në orën 05:00 të 1 janarit. Sipas masave të deritashme, lëvizja e qytetarëve është e ndaluar në periudhën 00-05.

    Masat aktuale ndalojnë edhe grumbullimet e mëdha.

    Ndonëse muajve të fundit shifrat me COVID-19 kanë qenë tejet të ulëta, në dy ditët e fundit të 2021-s ka pasur rritje të tyre. 86 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar vetëm gjatë dy ditëve të fundit.

    Aktualisht në Kosovë janë 419 raste aktive me COVID-19, teksa në vend janë regjistruar ditë më parë rastet e para të variantit Omicron.

    Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 161 mijë e 442 raste pozitive. Prej tyre 158 mijë e 33 janë shëruar, ndërsa 2990 kanë humbur betejën me virusin.

    Kosova ka administruar 1.67 milionë doza të vaksinave anti-COVID. Mbi 782 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa mbi 98 mijë kanë marrë vetëm dozën e parë. Mbi 11 mijë është numri i qytetarëve që kanë marrë dozën e tretë ose atë përforcuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!