×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjehrri 60 vjeçar i Mërgim Lushtakut punësohet në Telekom

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 20:00

    Jo veç ish-anëtari i Bordit të Telekomit, Ejup Osmani po del të ketë punësuar familjarë në këtë ndërmarrje publike.


    Rrugën e njëjtë e ka ndjekur edhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku. Ai ka punësuar në Telekom vjehrrin e tij 60 vjeçar, pra babain e gruas, Shaqir Qerimin.

    Por kjo nuk është e tëra. Shaqiri nuk do ta ndjejë mungesën e familjes pasi po në Telekom është e punësuar edhe vajza e tij, Shehide Qerimi Lushtaku, e punësuar si drejtoreshë e Auditimit, disa muaj më vonë. Ajo është bashkëshortja e Mërgimit, raporton “Koha Vision”.

    E, anëtari i Bordit të Drejtorëve në Telekom rastis të jetë Sead Ujkani, i cili është shok i ngushtë i Gëzim Qerimit, që është djali i Shaqirit, respektivisht vëllai i Shehides.

    Ujkani i pyetur nga “Koha Vision”, nëse ka përdorur autoritetin e tij për këto punësime, ai ka akuzuar mediat për shantazh dhe dëmtim të imazhit të ndërmarrjes.

    Por, Telekomi ka punësuar edhe pensionistë.

    Rexhë Shoshi i bëri 67 vjet më 1 maj të vitit të kaluar, por muaj me vonë u punësua si këshilltar për çështje Ekonomike në këtë ndërmarrje.

    Shoshi, duke folur për “Kohavisionin”, ka theksuar se u ka shërbyer disa kryeshefave si ekspert për çështje ekonomike, por që ai është larguar nga aty në momentin e përzgjedhjes së Bedri Istrefit si kryeshef i Telekomit.

    Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës ka refuzuar t’i komentojë të dyja rastet. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!