×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Vjen reagimi i Bedri Hamzës pas fitores së Faton Pecit në Mitrovicë

    Reporteri
    10 Nëntor 2025 | 12:26

    Bedri Hamza i PDK-së ka reaguar pas fitores së Faton Pecit në komunën e Mitrovicës. Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar ndaj kandidatit të PDK-së, Arian Tahirit, shkruan Reporteri.net.

    Tutje ai thotë se PDK-ja ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë.

    Ai gjithashtu ka uruar edhe Pecin për fitoren duke i dëshiruar suksese në shërbim në Mitrovicës.

    Reagimi:

    Qytetarë të dashur,
    Ju falënderoj që na mbështetët dhe besuat në kandidatin tonë. Falënderoj gjithashtu secilin aktivist të PDK-së që kontribuoi në këtë fushatë të bukur dhe të respektueshme.

    Edhe pse nuk e arritëm rezultatin e dëshiruar në garën për kryetar, e vlerësoj lartë ekipin për punën dhe përkushtimin e treguar. PDK-ja ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë.

    Ndërsa, Ariani ka dëshmuar se integriteti, kultura dhe përkushtimi janë themeli i politikës së ndershme.

    Z. Peci ia uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në shërbim të Mitrovicës dhe të qytetarëve tanë.

    Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ardhmen e Mitrovicës dhe Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!