×
  • Lajme
  • Lajme / BQK

    Vjosa Osmani e dekreton Guvernatorin e ri, Ahmet Ismailit “para syve” iu vodhën 2.1 milionë Euro në Thesarin e Shtetit

    Reporteri
    09 Gusht 2023 | 13:40

    Presidentja Vjosa Osmani, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës, ka dekretuar guvernatorin e ri të Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili.

    Ismaili u votua në Kuvend me 13 korrik 2023.  Ai ka qenë në krye të Thesarit të Shtetit, në kohen kur – para më pak se tre vitesh – kishte ndodhur vjedhja e madhe e 2 milionë Eurove, nga një ish-zyrtar i saj, Labinot Gruda – i dënuar tashmë me 11 vite burgim për rastin.

    Atë kohë, Lëvizja Vetëvendosje, që tashmë e “shpërbleu” Ismailin me postin e Guvernatorit të BQK’së, kërkonin përgjegjësi institucionale e politike për krimin, që i kishin vënë edhe prapashtesën “i organizuar”. Ndërkohë që vetë Ismaili e konsideronte rastin si “veprim krejtësisht individual”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ndryshe, sot, me rastin e Dekretimit të tij për shef të Bankës Qendror të Kosovës, Presidentja Osmani e ka uruar Ismailin për përzgjedhjen nga Kuvendi i Kosovës, duke i dëshiruar suksese në realizmin e detyrave dhe përgjegjësive, të cilat burojnë nga kjo pozitë e rëndësishme, thuhet në njoftim.

    Sipas Presidentes Osmani, Kushtetuta, ligjet, integriteti dhe profesionalizmi duhet të jenë udhërrëfyes përgjatë punës në institucionet shtetërore.

    Ndërkaq, njoftimi thotë se, Ismaili ka prezantuar vizionin e tij për BQK-në, si dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme të bazuar në përkushtimin ndaj shërbimit publik, efikas dhe transparent.

    “Para syve” iu vodhën 2.1 milionë Euro në Thesar, Vetëvendosje zgjodhi nipin e Ismet Beqirit për Guvernator të ri

    Ndryshe, para disa javesh, ish-guvernatori, Fehmi Mehmeti përmes një letre i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani që të mos dekretoj Ahmet Ismailin si guvernator, për shkak të shkeljeve që ai pretendon që kanë ndodhur gjatë procesit.

    Në letër,  Mehmeti thotë se ai është diskriminuar në konkursin e parë për Guvernator të BQK-së, ku ai kishte kandiduar edhe për një mandat.

    “Unë kam kandiduar edhe për një mandat në këtë pozitë dhe diskriminimin që më është bërë mua duke mos u trajtuar barabartë me kandidatët tjerë në rrethana kushte dhe poentim absolutisht të njëjta dhe duke nxitur dilema me integritetin tim pas publikimit të rezultateve të intervistimit ka qenë gjëja më e ulët dhe jo etike e Komisionit përkatës”, thuhet në letrën e Mehmetit drejtuar Presidencës.

    Ndër të tjera ish-guvernatori Mehmeti ka përmendur si shkelje edhe shpalljen e konkursit të dytë për këtë pozitë pa u anuluar konkursi i parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!