×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani ia thotë në sy Lajçakut: Kosova nuk duhet të konsiderohet si shportë e pemëve dhe perimeve

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 9:57

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka takuar sot në mëngjes përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak, me të cilin kanë folur për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.


    Pas takimit Lajçak e Osmani kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë thënë njëzëri se dialogu do të vazhdohet, por nuk kanë caktuar ndonjë datë.

    Osmani në këtë takim ishte e prerë ku tha se nuk do të bisedohet për ndryshim të kufijve dhe se do të ketë një çasje të re të Kosovës në dialog me Serbinë.

    U.d. e presidentes tha para Lajçak se Kosova nuk ka çfarë të japë dhe përfitimi duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian.

    Osmani i tha në sy Lajçakut se Kosova nuk duhet të konsiderohet si shportë e pemëve e perimeve.

    “Pra, përfitimi final është anëtarësimi në BE, e jo që Kosova të konsiderohet si shportë me pemë e perime që dikush merr diçka prej saj, duke e shndërruar në një shtet jo funksional që nuk i duhet as qytetarëve të vendit e as rajonit e as partnerëve tanë ndërkombëtarë që kanë investuar bashkërisht me ne për fuqizimin e shtetit tonë”, tha ajo /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!