Është e mundur që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhnënieve gjatë këtij viti dhe kjo do të varet nga mbështetja politike që liderët kanë në të dy vendet, tha Kurt Volker, ish-ambasadori i SHBA-së në NATO dhe i dërguari i tanishëm i SHBA-ve për Ukrainën, transmeton Reporteri.net
Volker tha për Zërin e Amerikës se nuk ka kthim në të kaluarën dhe se për të dyja palët marrëveshja është e rëndësishme për shkak të stabilitetit dhe rrugës drejt BE-së.
Ai shton se ai personalisht nuk ka asgjë kundër idesë së korrigjimit të kufijve. “Në varësi të asaj që vendosin të dy vendet, ekziston një rregull, në përputhje me marrëveshjen dhe dokumentet e tjera, se kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë, siç është aneksimi rus i Krimesë. Kjo nuk duhet të ndodhë, por nëse të dy vendet pajtohen në negociata, si shkëputja e Sllovakisë nga Republika Çeke, pjesa tjetër e neve duhet të respektojmë dhe të pajtohemi me këtë”, tha Volker./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.