×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagime

    Votat në Mitrovicë, Haxhiu: PDK-ja dëshiron “ta marrë rezultatin në tavolinë”

    Reporteri
    11 Nëntor 2025 | 11:50

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës se dëshiron “ta marrë rezultatin në tavolinë” referuar  raportimeve për parregullsi në komunën e Mitrovicës.

    Haxhiu ka thënë se rezultati në Mitrovicë u dëshmua qartë dy herë.

    “Vetë e ngritën vorbullën në Mitrovicë duke dashur të sulmojnë njëkohësisht edhe Mitrovicën edhe Albin Kurtin për t’i akuzuar më pas se Mitrovica nuk i vlerëson dhe se nuk është bërë asgjë për të. Por vorbulla u kthye në bumerang. Rezultati u dëshmua qartë dy herë, më 12 tetor dhe më 9 nëntor.

    Dhe kur dështimi është kaq flagrant, natyrshëm kombinimi i dështimit të PDK-së dhe disa hibridëve del sërish në skenë. Tani, meqë nuk arritën të fitojnë as në terren e as përmes studiove televizive, duan ta marrin rezultatin në tavolinë. Por Mitrovica ka folur qartë dhe pastër, aq shumë, sa asnjë insinuatë nuk mund t’u bëjë më punë”, ka thënë Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!