×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / LIVE

    Votimi për Qeverinë e re pritet të bëhet në mënyrë elektronike, jo me ngritje dore

    Reporteri
    26 Tetor 2025 | 10:30

    Derisa ka kaluar ora 10:00 dhe po pritet fillimi i seancës së jashtëzakonshme që ka vetëm një pikë të rendit të ditës, e që është krijimi i Qeverisë së re, deputetët e zgjedhur nga 9 shkurti kanë nisur të akomodohen në sallën e Kuvendit.

    Nga ana tjetër, ka raportime se votimi për formimin e Qeverisë së re do të bëhet në mënyrë elektronike dhe jo si zakonisht që u bë me ngritje dore nga deputetët.

    Në sallë, tek ulëset, deputetëve u janë shpërndarë edhe manualet se si do të përdoret teknika e votimit elektronik, shkruan Reporteri.net.

    Zhvillimet në Kuvend, në kohë reale, mund t’i ndiqeni në videon e mëposhtme të LIVE-it:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!