Një ngjarje makabër ka ndodhur të premtën pasdite në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ku është vrarë një grua.
Bazuar në raportimet në media, dyshohet se bëhet fjalë për lidhje familjare mes viktimës dhe dorasit, ku djali ka vrarë nënën e tij, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ndërsa, siç raporton Kallxo, djali dyshohet se me thikë i ka prerë nënës së tij kokën.
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin.
Këtë e konfirmoi për Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. /Reporteri.net/.
Pejë: Dyshohet se djali vrau nënën e tij, Policia jep detaje