×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në Pakashticë të Podujevës, 30-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjuetie

    Reporteri
    12 Janar 2022 | 20:03

    Pasditen e sotme ka ndodhur një vrasje në Pakashticë të Podujevës. Policia e Kosovs ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se bëhet fjalë për një 30-vjeçar.

    “Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç”, tha për Reporteri.net zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ajo tregoi se në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë.

    “Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!