×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasjen në kazino e ka bërë një zyrtar policor, Policia e arreston

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 15:34

    Policia e Kosovës po mban konferencë për media për vrasjet në Suharekë.

    Sipas Policisë, në vrasjen e parë në kazino në vendin e ngjarjes është kuptuar se bëhet fjalë për një person që është vrarë me armë zjarri.

    “Në bazë të provave materiale, viktima është J.A. nga fshati Mushtisht. Kemi ardhë në përfundim se i dyshuari i vetëm është një zyrtar policor, rreshter në veri të Prizrenit me iniciale S.SH. Policia ka bërë kontrollin në shtëpinë e tij dhe më pas është arrestuar”, tha Policia, transmeton Reporteri.net

    Sipas komandantit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!