Serbët në Kosovë s’do të jenë pa mbështetjen e Serbisë, tha Presidenti i Serbisë në publikimin e një videoklipi propagandistik të ngjarjeve të kohëve të fundit, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Është e rëndësishnme për Serbinë, tha ai në videoklip, “që serbët të jenë shëndosh e mirë”.
“Pa lëvizje të nxituara, gjithmonë me popullin dhe për të ardhmen më të mirë të fëmijve tanë, kjo është politika që ne udhëheqim dhe për çfarë qëndrojmë në baza ditore. Vazhdojmë të ruajmë interesat kombëtare dhe në të njëjtën kohë luftojmë për çdo fabrikë, që mund të sjell përfitime, për të qenë më të fortë, për të qenë më të mirë”, shkroi në Facebook.