×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mund të humbasin veton ruse ndaj Kosovës” – Vuçiç i alarmuar, thotë se po provohet përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Sigurimit

    Reporteri
    23 Shtator 2022 | 21:24
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

    “Që nga sonte jam pothuajse krejtësisht i sigurt se fuqitë perëndimore do të provojnë të përjashtojnë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në New York para gazetarëve, raportoi televizioni publik i Vojvodinës, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Se a do të funksionojë ose jo, do të shohim”, tha Vuçiç, në përgjigjen e tij ndaj gazetarëve se nëse Rusia ndodh të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit çfarë i ngjan Serbisë. “Do të ishte katastrofike për shkak të Kosovës”, tha ai.

    Janë tri opsione për këtë, vazhdoi të tregojë ai, njëra prej të cilave, sipas tij, është të kufizohet e drejta e veto-s ruse ndaj gjithçkaje në lidhje me Ukrainën, por shtoi se Perëndimi mund ta zgjerojë atë dhe të thotë se i referohet të gjitha çështjeve të integritetit territorial anembanë Evropës.

    “Serbia nuk e voton kufizimin e të drejtës së vetos [ruse] ose përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurisë. Për këtë s’kemi dilema”, tha Presidenti i Serbisë.

    Për përjashtimin e Rusisë u duhet dy-të-tretat e votave, tha Vuçiç, por se Perëndimi mund t’i referohet faktit se Rusia formalisht nuk është pasuesja ligjore e Bashkimit Sovjetik. “Sepse s’ka letër që do të dëshmonte këtë gjë, ngase në atë kohë u bazua në marrëveshje joformale me Boris Yeltsin-in (ish-presidentin rus) ku Rusia u pranua si Anëtare e Përhershme e [Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara]”.

    “Por, ka një Nen. Mendoj se është Neni 108, të cilën po shoh se po e përgatisin që t’i referohen. Kjo do të nënkuptonte shkatërrimin e rendin ndërkombëtar ligjor”, vazhdpoi ai.

    Që një sipërmarrje e tillë të funksionojë, presidenti serb tha se duhet miratimi kinez për ushtruar kufizim dhe të mos vendos veton e saj, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Zoti e di se çfarë mund të bëjnë. Nuk është as larg e as e pamundshme, dhe mendoj se planet tashmë janë duke u elaboruar mbi këtë çështje, dhe çfarë është kjo për neve? Epo, për neve është katastrofike, për shkak të Kosovës natyrisht”, tha Aleksandar Vuçiç.

    Mes tjerash ai tha se “Serbia nuk do të dorëzojë integritetin e saj territorial dhe as rrugën drejt Bashkimit Evropian”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!