×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiç për Reuters: Mbështetësit e Kosovës do t’i bindin ata të mos luajnë me konflikte

    Reporteri
    29 Gusht 2022 | 17:35

    Prishtina nuk dëshiron bisedime dhe dialog serioz, i tha agjencionit të lajmeve “Reuters”, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Referuar ngjarjeve të fundit, përkatësisht dy vendimeve të reja të qeverisë kosovare, Vuçiç tha se “ata besuan se mund të imponojnë planet e tyre me mbështetje ne Perëndimit”.

    “Besoj se ato vende të cilët…e ruajnë pavarësinë e Kosovës…do ta bindin regjimin e Prishtinës të mos luajnë me konflikt në rajonin ku ka shumë probleme”, tha Aleksandër Vuçiç.

    Presidetni serb ka thënë se “Serbia është skenë e një lufte me prokurë mes Lindjes dhe Perëndimit”.

    Në lidhje me protestat kundër mbajtjes së paradës “Europride” ku valvuan flamuj e posterë të presidentit federatës ruse, Vladimir Putin, Vuçiç tha se “aty ishin njerëz të zakonshëm”.

    “Nuk mund të them se [protesta] ishte një sulm proxy sepse shumë njerëz të zakonshëm ishin aty…por se a ka konflikt me prokurë në Serbi…është një, pa dyshim për këtë, Lindja dhe Perëndimi”, tha Vuçiç.

    Presidenti serb tha se më shumë bisedime dhe diplomaci nga të dërguarit e BE-së dhe ShBA-së që synojnë zgjidhjen e çështjes së targave të makinave mes Kosovës dhe Serbisë priten në javët e ardhshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!