×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiç më shumë i frikësohet integrimit në BE se izolimit nga ajo, thotë Jakshiç

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 11:27

    Vuçiç dhe bashkëpunëtorët e tij shumë më shumë kanë frikë nga integrimet evropiane se nga izolimi evropian, vlerësoi studiuesi dhe komentatori politik Boshko Jakshiç në një intervistë për FoNet, transmeton “Reporteri.net”.

    Nëse Serbia vazhdon politikat e saj aktuale – rezultatet do të jenë ekspozimet të mëtejme ndaj izolimit evropian të Serbisë, konstatoi Jakshiç.

    “Një numër i madh qytetarësh serbë nuk e kuptojnë rrezikun që kërcënon të ardhmen e tyre”, tha Jakshiç duke iu referuar kësaj që ai e konstaton si izolim nga Evropa.

    Kjo, thotë më tej ai, sepse “integrimi evropian i Serbisë është braktisur”, përcolli “Danas”.

    Megjithëkëtë, Jakshiç nuk e kursen as dyshimin e tij ndaj Bashkimit Evropian. “Nëse është e vërtetë se BE bashkëpunon në mënyrë aktive me Washington-in, do të mund të bëhej shumë më shumë [në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi]”.

    “Gjithçka zihet në premtime të mira për dyer të hapura ndaj Prishtinës e Beogradit, por lëvizje konkrete nuk ka”, tha ai.

    “Mund të thuhet se BE-ja përshtatet përsosmërisht me atë se çfarë u shkon për shtati protagonistëve kryesorë të konfliktit që rrinë ulur në Beograd dhe Prishtinë – dhe kjo është status quo-ja”, përfundoi ai.

    Në ora 10:30 ka nisur Takimi i Nivelit të Lartë në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

    Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, në prag të fillimit të takimit theksoi se “ka ardhur koha për normalizim të plotë të marrëdhënieve” mes Kosovës dhe Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!