×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiç: Tetë çnjohje të Kosovës në një kohë të shkurtër, po presim momentin t’i bëjmë të ditura

    Reporteri
    13 Shtator 2022 | 11:44

    Me lidershipin aktual të Kosovës nuk besoj të arrijmë ndonjë marrëveshje, tha presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në seancën parlamentare ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, përcjell Reporteri.net.

    Kjo ngase, sipas tij, Kosova nuk është e interesuar në argumente racionale dhe ligj ndërkombëtar.

    “Një armaturë e re”, tha Vuçiç, u provua të arrihej nga angazhimi i shtuar ndërkombëtar.

    “Për atë se çfarë është arritur më herët, ata do të thonë – do të bëhet”, tha ai.

    Aleksandër Vuçiç tha se po shtyhet drejt një njohje informale të pavarësisë së Kosovës, për siç tha ai, “të paraqitet si një dhuratë prej parajse”.

    “Dhe çfarëdo që themi ne, do të kemi situatë të vështirë. Nuk e di se si do t’i rezistojmë, dhe ky presion do të rritet”.

    Janë dy arsye për këtë, pohoi ai. “Askush nuk dëshiron konflikt në Ballkan, njëra – dhe tjetra, Perëndimi dëshiron t’ia heq duarsh Putinit argumentin për Kosovës”.

    Seanca për dialogun Kosovë-Serbi në Parlamentin e Serbisë

    “Ata s’mund të shpjegojnë se si dhe në çfarë mënyre ata e kryen agresionin kundër Serbisë pa vendim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha ai.

    Presidenti serb foli për një betejë diplomatike dhe politike kundër Kosovës. Në një periudhë të shkurtër kohore, Vuçiç tha se Serbia arriti çnjohje të reja ndaj Kosovës, derisa shtoi se brenda 15 ditësh shteti i tetë çnjohës do ta tërheq njohjen.

    “Të gjitha këto tetë dokumenta janë në Ministrinë e Jashtme, dhe kam kopje. Po presim momentim kur do t’i tregojmë. Për momentim kemi më shumë vende që nuk e kanë njohur Kosovën se sa që e kanë njohur”, ka thënë Vuçiç.

    Vuçiç, opozitës: “Mund të keni dëshira të mëdha për Kosovën, por mundësitë i kemi të pakëta”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!