×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiçit në Pragë i kërkohet llogari pse s’ka vendosur sanksione ndaj Rusisë

    Reporteri
    06 Tetor 2022 | 11:29

    Në takimin e sotëm të parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do t’i kërkohet llogari pse nuk është bashkërenduar në sanksionet ndaj Federatës Ruse, mësoi media opozitare serbe “Nova.rs”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Në takimin dy ditor të 44 liderëve të kësaj platforme të propozuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, Serbisë do t’i duhet t’i paraqes argumentet e saj për mosharmonizimin të politikave të saj të jashtme dhe të sigurisë me BE-në, në familjen politike të së cilës Serbia aspiron.

    “Në takim, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet situatës energjetike në Evropë dhe se si vendet po i zhvillojnë përgatitjet për dimrin. Do të bisedohen për pasojat e luftës në Ukrainë dhe gjendja ekonomike, inflacioni në rritje dhe se si vendet do të ndërlidhen rreth sfidave botërore”.

    “Kur jemi te Serbia, [Aleksandër Vuçiç] do të pyetet për të shpjeguar se pse nuk ka bashkërenduar politikën e jashtme me BE-në dhe arsyet për mosvendosje të sanksioneve ndaj Rusisë. Udhëheqësit evropianë do të jenë të interesuar rreth asaj se kur do të formohet qeveria serbe”, thotë një bashkëbisdues nga Brukseli për “Nova.rs”.

    Për shkak të tejzgjatjes në mosformimin e qeverisë dhe arsyetimin përmes kësaj për të mos marrë vendime, BE do të jetë veçanërisht e interesuar në atë se “kur?” do të formohet qeveria e re serbe, pasi kanë kaluar më shumë se 180 ditë që nga përfundimi i zgjedhjeve serbe, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Vuçiç më herët është përgjigjur rreth kësaj duke pretenduar se nuk merret me atë temë por është Ana Bërnabiç, edhe pse ne e kemi të qartë se ai, si lider partie, vendos për gjithçka”.

    “Është e pritshme që Qeveria e Serbisë të merr vendime të rëndësishme dhe të bëjë deklarata speicifike nëse Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, do t’i bashkohet politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe  të merr pjesë në zhvillimin e strategjisë së përbashkët për sigurisë për Evropë”, ka thënë ai.

    Vuçiç ka provuar të justifikojë mosvendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse duke thënë se “do të ishte katastrofike për Serbinë” për shkak të pozicionit të tyre rreth Kosovës dhe mbështetjen që i jep Serbisë në Kombe të Bashkuara.

    Tjetra pengesë, sipas tij, për shkak të varësisë së madhe energjetike nga Rusia.

    “Ajo që mund të konkludohet nga bisedimet e fundit me zyrtarët evropianë është se Vuçiç është pajtuar me faktin se presidenti rus Vladimir Putin nuk është mbrojtës i Kosovës dhe se mungesa e mbështetjes ruse për këtë çështje mund të kompensohet me mbështetjen e Kinës dhe shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohën Kosovën”.

    “Nga ana tjetër, problemi i varësisë energjetike nga Rusia është kompleks, por jo i pazgjidhshëm. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar vazhdimisht gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Serbinë për të hequr qafesh varësinë e saj nga burimet ruse të energjisë dhe për këtë po punohet shumë”, shpjegon ky burim.

    Çfarë është Komuniteti Politik Evropian?

    Me propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron, u propozua formimi i Komunitetit Politik Evropian (EPC).

    Ky komunitet, i cili përbëhet nga shtetet e BE-së dhe vendet që aspirojnë të anëtarësohen, u krijua në fillim të majit.

    Në non-paper që Franca u dërgoi vendeve anëtare, thuhet se komuniteti politik evropian do të ishte i hapur ndaj shteteve evropiane që ndajnë një grup të përbashkët vlerash demokratike.

    Brnabiq thotë se Vuçiç është në pritje të një “breshëri zjarri” në Pragë

    Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha se Vuçiç do të ketë takime shumë të vështira në Pragë, duke qenë se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

    Gjatë paraqitjes së saj në TV Pink, ajo tha se kreu i shtetit serb do të jetë “i vetëm kundër të gjithëve”.

    “Në Pragë, ai me siguri do të jetë nën sulm brutal dhe breshëri zjarri, ai do të jetë i ekspozuar ndaj pyetjeve – pse nuk kemi vendosur sanksione, pse jemi të vetmit dhe cila është politika jonë e jashtme”, tha Brnabiç./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!