Perëndimi naivisht beson se mund ta zbusë Vuçiçin siç menduan se mund ta zbusnin Putinin, vlerësoi njohësi amerikano-malazias i çështjeve politike, Januzs Bugajski, në një intervistë dhënë për gazetën malazeze “Pobjeda.me”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Tejet skeptik shprehet Bugajski kur pyetet nëse prapa tolerancës perëndimore ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç qëndron një plan për ta shtyrë këtë të fundit drejt njohjes përfundimtare të pavarësisë së Kosovës.

“Vuçiç s’ka asnjë arsye për ta njohur Kosovën sepse s’ka trysni të bollshme nga BE dhe ShBA’ja. Ai pandeh se mund t’i bëjë dyjat – të mirëmbajë destabilitetin në Kosovë dhe të shtrijë ndikimin e tij në Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi”, ka vlerësuar Bugajski.

Reklamë

Qasjen e Perëndimit ndaj tij, Bugajski e sheh “në të marrit me të mirë”, dhe atë “pavarësrisht politikave të tij Pro-Kremlin”.

“Ani pse Parlamenti Evropian më në fund ka marrë nisma të tilla, rezultatet s’janë askund të qarta. Serbia bëhet qendra e punëve ruse ngase s’ka sanksione aty ndaj Moskës, gjë që ia bën punën pa pasoja. Qeveritë perëndimore duken oblivioze ndaj kërcënimit në rritje dhe madje edhe ia mbështesin iniciativat si Ballkani i Hapur, duke besuar se kjo zmadhon bashkëpunimin reajonal”.

Në praktikë, sipas tij, iniciativat si “Ballkani i Hapur” është vetëm se zmadhin i rolit rajonal të Serbisë dhe penetrim i ndikimit rus “pa asnjë përfitim për qytetarët e rëndomtë”, raporton gazeta online Reporteri.net.

Në dritë të kësaj, Bugajski apelon edhe te qeveritë perëndimore të ndërmarrin kurse veprimi ndaj, siç e quajti ai, “nacionalizmit ekspansionist në Ballkan”.

“Ata [perëndimorët] ende vazhdojnë të besojnë se radikalët mund t’i shndërrojnë në të moderuar ose që mund të caktojnë afate fikse kohore për ekzekutimin e marrëveshjen dhe tëmohojnë benefite financiare dhe ekonomike po qe se ato nuk përfillen”, u shpreh më tej Januz Bugajski.

Reklamë

Bugajski për planin franko-gjerman

Për sa kohë plani franko-gjerman nuk ka mekanizmat e saj të zbatimit të detyrueshëm ajo ka shanse të pakëta suksesi, vlerësoi shkencëtari politik Janusz Bugajski, ditë më parë në një opinion të tij të botuar në Washington Examiner, raporton gazeta online Reporteri.net.

Nëse Berlini bashkërisht me partnerët evropian të tij nuk vendos afate fikse kohore dhe pasoja për refuzimet e marrëveshjeve bilaterale, Bugajski planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi e sheh vetëm si një dështim të radhës të strategjisë gjermane në sigurinë evropiane.

“Berlini është gjithashtu në ballë të përpjekjeve të BE-së për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Sidoqoftë, vazhdon të tolerojë politikat destabilizuese të qeverisë serbe të Aleksandar Vuçiçit pro-Kremlin, e cila cak e ka minimin e integritetit të Kosovës, Bosnjes dhe Malit të Zi”, ka shkruar Bugajski në Washington Examiner, përcjell Reporteri.net.

“Plani aktual franko-gjerman për arritjen e një ujdie mes Serbisë dhe Kosovës nuk ka mekanizmi zbatimi dhe shumë pak shpresë të ketë sukses. Përveç nëse Berlini, së bashku me partnerët evropianë, vendosin afate fikse kohore dhe pasoja ndaj refuzimit të ujdive bilaterale, nëse jo plani do të kulmojë në një dështim tjetër të strategjisë gjermane në trajtimin e çështjeve të sigurisë në Evropë”, vazhdoi më tej Januzs Bugajski./Reporteri.net/

Reklamë