×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq e shpallë tradhëtar deputetin e Kuvendit të Kosovës

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 18:08

    Presidenti serb, Aleksandër Vucic ka shpallur tradhëtar deputetin serb në Kuvendin e Kosovës, Slobodan Petrovic.


    Ai gjatë një fjalimi që pati para qytetarëve, duke u munduar ta shfajësojë vetën, hedhi akuza të rënda në drejtim të Petrovicit të cilin e quajti joserb.

    Sipas Vucicit, deputeti në fjalë është një person që proteston kundër shtetit të Serbisë dhe kundër Listës Serbe.

    Ai tha Vucic, ishte personi i 61’të që votoi platformën për dialog në Kuvendin e Kosovës.

    ‘Kanë folur, po ua rikujtoj tani , 6- 7 muaj, një vit gati kundër kampanjës në veri të Kosovës, kundër popullit serb, kundër njerëzve tanë, kundër Listës Serbe. Dhe tani do të kuptoni përse, këtë nuk keni mundur ta dëgjoni në mediet tona, sepse duan që të mos e marrim vesh të vërtetën,” tha Vuçiq

    “A e dini se kush e nënshkroi (ose mbrojti) letrën më të poshtërsuar ndaj serbëve në dekadat e fundit? Serbia dha votën, dhe ai ishte i 61’ti në Kuvendin e Kosovës.

    “Ai serb është Sllobodan Petrovic, i cili është një person që proteston kundër shtetit të Serbisë dhe kundër Listës Serbe, të cilën populli jonë e zgjedhi në mënyrë legjitime dhe ua dha votën,’ tha Vucic.

    Ndryshe, për serbin Slobodan Petrovicin nuk ka dyshim se Kosova është vendi i tij dhe këtë e ka theksuar çdoherë në paraqitjet e tij, ndërsa këtu e sheh ardhmërinë e tij. Kjo si duket i pengon Vuçiqit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!