Rreth 20 mijë persona janë mbledhur sot në Nish për të shënuar 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.


Në këtë tubim Vuçiq foli për viktimat e bomabardimeve të NATO-s, por ai befasoi të gjithë të pranishmit kur filloi që qajë ndërkohë që po mbante fjalim, transmeton Reporteri.net

“Askush nuk u përgjigj për krimet, civilët serbë për NATO-in ishin vetëm një gabim. Për ne, ata kurrë nuk do të harrohen. Dy mijë e gjysmë jetë nuk do të harrohen. Gabimi është tek ai që i ka vrarë. Sot, Serbia guxon dhe duhet ta thotë këtë, sepse pa marrë parasysh se sa kanë bërë kundër saj, Serbia është më e fortë se kurrë. 20 vjet pas bombardimeve, e ardhmja është obligimi ynë”, tha ndër të tjera Vuçiq para të pranishmëve.

Reklamë

Nga aty Vuçiq dërgoi edhe një mesazh për “armiqtë” duke thënë se Serbia tani është dhjetë herë më e fortë sesa që ishte në vitin 1999.

“Serbia tani është 10 herë më e fortë se në vitin 1999 dhe 20 herë më e fortë se në vitin 2008, dhe është e qartë se të tjerët nuk e duan atë”, tha Vuçiq.

“Forcat e Armatosura Serbe sot janë një forcë e respektuar, kemi 14 aeroplanë luftarakë të tipit Mig dhe ne jemi në gjendje të mbrojmë interesat tona kombëtare, por biseda është e vetmja mënyrë për të gjetur paqen”, u shpreh më tutje ai.

Ditëve të fundit Vuçiq po përballet me protesta masive në Serbi kundër siç e quajnë ata “diktaturës” së instaluar në këtë shtet, e mbase kjo mund të ketë qenë edhe një arsye më shumë për të derdhur “lotë krokodili”./Reporteri.net

Reklamë