×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Shqiptarët po tentojnë të frikësojnë serbët e veriut

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 13:27

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u shpreh sot se prania e ushtarëve shqiptarë në veri të Kosovës, ishte akt i qëllimshëm për të provokuar dhe frikësuar popullin serb atje.


    Ai shtoi se arsyeja e qartë se pse ata ishin aty është për të sjellë pasiguri mes banorëve serbë, shkruan Tanjug, transmeton Reporteri.net.

    Ndërkohë KFORI gjatë ditës së djeshme demantoi raportimet e mediave serbe për trazira në veri duke shtuar se gjendja në veri, si dhe në mbarë Kosovën, është nën kontroll.

    KFOR-i tha se nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme në atë pjesë.

    KFOR po ashtu njoftoi se një grup oficerëve të NATO-së, të shoqëruar nga KFOR-i, po zhvillon një aktivitet zbulimi nëpër Kosovë. Ata oficerë janë nga shtetet e ndryshme të NATO-së, përfshirë Shqipërinë. Aktiviteti përfshinë vizita nëpër vende të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë Mitrovicën dhe lokacione tjera në veri. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!