Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vlerëson se aksioni i sotëm në Shtërpcë, ku u arrestuan ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizimit, disa zyrtarë të tjerë dhe pronarë firmash ka të bëjë me Ballkanin e Hapur.
Sipas Vuçiqit, përcjell B92, aksioni i Policisë dhe Prokurorisë është njëlloj hakmarrje e kryeministrit Albin Kurti për nismën Ballkani i Hapur.
Kosova, sikurse edhe Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina, kanë refuzuar Ballkanin e Hapur, që është themeluar nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.
“Në fillim na thanë se në veri jetojnë e veprojnë kriminelët, tash na doli se edhe në jug ka kriminelë. Nuk e di se si nuk e gjetën një kriminel në Ferizaj, por vetëm serbët dalin të jenë kriminelë”, ka thënë Vuçiqi nga Shqipëria, ku po qëndron për takimin e radhës të Ballkanit të Hapur.
Sot u firmosën disa marrëveshje në kuadër të kësaj nisme.
“Natyrisht, kryeministri Kurti e ka bërë këtë për shkak të Ballkanit të Hapur”, tha Vuçiqi.
Aksioni i sotëm ka të bëjë me veprat penale të korrupsionit në lidhje me ndërtimet në Brezovicë.
Janë bastisur disa lokacione, ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.
“Aksioni ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet, dhe ndërtime pa leje”, ka deklaruar Jashari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.