×
  • Lajme
  • Lajme

    Vulin i ekzaltuar në Moskë, takohet me Lavrovin: “Rusia do vazhdojë të mos e njohë Kosovën”

    Reporteri
    22 Gusht 2022 | 14:52

    S’mundi të fluturojë në Beograd e askund në kontinentin evropian sepse hapësirat ajrore i kishte të mbyllura, por ministri fashist serb, Aleksandër Vulin, fluturoi për në Moskë për ta takuar ministrin non-grata rus, Sergej Lavrov, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Vulin ia përçoi Lavrov-it mesazhet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se, siç tha ai, “Republika e Serbisë nën udhëheqjen e presidentit Vuçiç nuk e harron vëllazërinë ndërshekullore”.

    “Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Federatës Ruse, dhe as nuk është bërë pjesë e histerisë anti-ruse”, ka thënë Vulin, njoftoi ministria e brendshme serbe përmes një komunikate për media.

    “Mik të sinqertë të Serbisë”, e quajti Vulini Lavrovin, ndërsa shtoi se “Serbia e falënderon Federatën Ruse që në mënyrë konsistente ka ruajtur sovranitetin dhe integritetit territorial të Serbisë duke mos e njohur shtetin e Kosovës”, u tha në komunikatl.

    Për ndalesën që iu bë Lavrovit në kontinentin evropian e që përkatësisht iu pamundësia edhe vizita në Beograd, Vulin tha se me këtë gjë “u shkelën parimet dhe ligjet ndërkombëtare”.

    Lavrov, në anën tjetër, pritësit të tij ia përçoi qëndrimi rus sa i përket mosnjohjes së Kosovës, e në linjë me këtë edhe veton ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Serbia kurrë nuk do ta harrojë ndihmën e presidentit Vladimir Putin i cili me ftesën e Aleksandër Vuçiç, parandaloi miratimin e rezolutës britanike në OKB në 2015, ku serbët do të deklaroheshin si popull gjenocidial”, thuhet në një njoftimin e ministrisë së brendshme serbe.

    “Në takimin mes ministrave serb dhe rus u theksua se edhe në kohë sfidash të mëdha, Serbia dhe Rusia kanë marrëdhënie të jashtëzakonshme diplomatike dhe bashkëpunim të suksesshëm dypalësh, ashtu siç presidenti Vuçiç dhe presidenti Putin kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira personale”, përfundoi komunikata për shtyp. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!