×
  • Lajme
  • Lajme

    Vulin lëshohet në konspiracion: Pyetjet në GJND për pavarësinë e Kosovës i bëri një qeveri jo serbe

    Reporteri
    04 Tetor 2022 | 10:13
    Ministri i Punëve të Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin

    Rusia iu referua për herë të parë zyrtarisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në konfirmim të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, por për ministrin e brendshëm serb, Aleksandër Vulin, kjo nuk do të thotë edhe ndryshim i pozicionit rus, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Rusia nuk ndryshon qëndrimin e saj dhe asnjë lëvizje e ndonjë zyrtari rus nuk shkon në atë drejtim, ka vlerësuar ai, u njoftua në një shkrim të publikuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

    Këtë reagim, Aleksandër Vulin, e bëri pasi një numër mediash serbe raportuan se Rusia duke cituar zyrtarisht si argument vendimin e GJND-së së vitit 2010 për pavarësinë e Kosovës, “Rusia respekton vetëm në teori qëndrimin e Serbisë, por jo në praktikë”.

    Për këtë gjë, Vulin fajësoi, siç rëndon fajëson, “qeveritë e kaluara serbe”.

    “Nuk kanë qenë rusët ata që kanë dërguar pyetje të marra në Gjykatën Ndërkombërare të Drejtësisë, por serbët, dhe nuk e kanë bërë rusët, por serbët e zhvendosën rezolutën për problemin me Kosovën nga Kombet e Bashkuara, sigurisht, kjo nëse e pranojmë që qeveria e Tadiç dhe Jeremiç kanë qenë qeveri serbe”, ka thënë Aleksandër Vulin.

    Federata Ruse për herë të parë zyrtarisht i është referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, duke e përdorur për justifikimin e pushtimit dhe aneksimit të territoreve të Ukrainës, pas mbajtjes së referendumeve të rreme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse tha se referendumet e rreme “u mbajtën në pajtim të plotë me standardet dhe parimte e së drejtës ndërkombëtare” dhe menjëherë iu referua edhe pavarësisë së Kosovës.

    “Populli i Donbasit dhe i Ukrainës jugore ushtroi të drejtën legjitime për vetëvendosje në përputhje me Kartën e OKB-së, marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nga viti 1966, Aktin Final të Helsinkit të OSBE-së të vitit 1975 dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së për Kosovën më 22 korrik 2010″.

    “Kjo e fundit ka konfirmuar se shpallja e njëanshme e pavarësisë së një pjese të vendit nuk cenon asnjë normë të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme ruse.

    Për këtë ka reaguar edhe analisti politik kosovar, Agon Maliqi.

    “Putin shpesh ka bërë paralele politike, por kjo është hera e parë që Ministria e Jashtme e Rusisë i referohet specifikisht vendimit të GJNK-së për Kosovën për të argumentuar se pavarësia e rajoneve të Ukrainës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ka shkruar Agon Maliqi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!