×
  • Lajme
  • Lajme

    VV dhe LDK dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për Dialogun

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 13:40

    Partitë opozitare, Vetëvendosje dhe LDK, e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për dialogun, i miratuar tetë më parë në Kuvendin e Kosovës.


    Lidhur me pikat në të cilat kundërshtohet ky ligj, pritet që zyrtarët e këtyre dy partive të flasin në një konferencë për medie, të paralajmëruar për në orën 14:00, që do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

    Projektligji për dialogun tetë ditë më parë është votuar në Kuvendin e Kosovës, e në të njëjtën ditë dritën jeshile ka marrë edhe platforma e hartuar nga ekipi shtetëror për dialog.

    Kujtojmë se partitë në pushtet, me mbështetjen e PSD-së, me vështirësi kanë arritur t’i sigurojnë votat për të kaluar projektligjin dhe platformën, ndërkohë që në votim nuk kanë marrë pjesë as Vetëvendosja dhe as LDK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!