Lëvizja Vetëvendosje ka ndarë videon e Ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ku ajo foli për çështjen e sigurisë energjetike dhe gazit amerikan.

Kjo pas akuzave të shumta rreth qëndrimit të Qeverisë së Kosovës për të mos ndërtuar gazsjellës amerikan dhe për të proceduar me gazifikim e për t’u kyçur në centralin e Vlorës.

“Kurrë me Rusinë – as në energji e as në asnjë fushë tjetër”, shkruhet sipër videos së shpërndarë, përcjell Reporteri.net.

Reklamë

Sipas Rizvanollit, shfrytëzimi i temës së gazit për ta cilësuar Qeverinë Kurti si anti-amerikane është “false” dhe e “palogjikshme”.

Ajo ka theksuar se Kosova nuk është kundër LNG-së amerikane, por se zgjidhja më e favorshme për vendin është importi përmes terminalit të Vlorës në Shqipëri, në vend të ndërtimit të një gazsjellësi të ri.

Qeveria thotë nuk është kundër gazit amerikan, por insiston në gazifikim të thëngjillit

Reklamë