×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    VV-ja për sondazhin e UBO-s: Prapë punë me bë video Abdixhiku

    Reporteri
    05 Prill 2024 | 23:30

    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar ndaj publikimit të sondazhit të UBO Consulting nga gazeta online Reporteri.net.

    Ai në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se pas publikimit të këtij sondazhi, kryetarit të LDK-së, Lumir Abidixhikut, do t’i dalë prapë punë me realizimin e videove nëpër rrjetet sociale

    “Qenka publiku sondazhi i fundit i bërë nga UBO Consulting. Prapë punë me bë video Abdixhiku”, ka shkruar Manxhuka.

    Në sondazhin e fundit të realizuar nga kompania UBO Consulting ka disa ndryshime në përqindje. Sondazhi, të dhënat e të cilit i ka publikuar sonte gazeta online Reporteri.net, është realizuar gjatë pjesës së parë të muajit mars me 907 respondentë dhe me margjinë të gabimit plus-minus tre për qind.

    Gjatë omnibusit të rregullt të UBO Consulting, qytetarët janë pyetur edhe në sondazhin se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel.

    Sipas të dhënave që ka siguruar gazeta online Reporteri.net, Lëvizja Vetëvendosje në tre muajt e fundit ka rritje të lehtë me 49.5 për qind. PDK-ja ka rënë pak me 17.1 për qind  ndërsa LDK-ja ka rënie pak më të madhe me 16 për qind, duke u renditur si forca e tretë politike në Kosovë.

    Sondazhi i kryer në kuadër të omnibusit të rregullt, është realizuar para urdhrit të Qeverisë për tokat e manastirit të Deçanit dhe para se PDK-ja ta shpallte Bedri Hamzën kandidat për kryeministër.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!