×
  • Lajme
  • Lajme

    VV mbush Komunën e Prizrenit me militantë e familjarë

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 13:44

    Lëvizja Vetëvendosje e ka mbushur Komunën e Prizrenit me militantë e familjarë, ndonëse në vazhdimësi ka drejtuar kritika të shumta ndaj partive në pushtet për punësime familjare e partiake, VV ka punësuar numër të madh të militantëve të saj në Komunën e Prizrenit.


    Partia e Albin Kurtit ka shfrytëzuar komunën e vetme ku qeverisë përmes kryetarit, Mytaher Haskuka, që të sigurojë vende pune edhe për militantë partiakë nga komuna të tjera. Dhjetëra militantë e familjarë janë rehatuar në pozita të ndryshme.

    Jetmira Vrenezi, kandidate për asamble e VV-së në zgjedhjet lokale dhe kandidate për deputete e kësaj partie në zgjedhjet nacionale të vitit 2017, është punësuar si Udhëheqëse e sektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit. Ani pse, Vrenezi jeton dhe është e angazhuar në degën e VV-së në Malishevë. Asistenti i Kryesuesit të Komunës Artan Abrashi, ka qenë po ashtu kandidat për asamble në Prizren në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017. /Gazeta Metro/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!