Gjenerali amerikan, Wesley Clark, ka nisur dëshminë e tij në Hagë në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Dëshmia e gjeneralit amerikan pritet të zgjas dy ditë.

Në këtë seancë prezent është edhe një përfaqësuese e qeverisë amerikane.

Reklamë

Ai do të jetë dëshmitari i fundit do të dëshmojë në mbrojtje të Thaçit dhe të tjerëve.

Wesley Clark e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999.

/Reporteri.net/