×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhelal Sveçla e merr në pyetje Hashim Thaçin

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 13:21

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi është paraqitur të premten në komisionin hetimor parlamentar për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, vitin e shkuar.


    Pas disa herë injorimi të këtij komisioni, presidenti Thaçi ka shkuar në komision, dhe po merret në pyetje nga deputeti i VV-së Xhelal Sveçla, që njëherit është kryetar i këtij komisioni, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi në fillim të intervistës para këtij komisioni ka thënë që mediat mund të qëndrojnë në sallë për ta përcjellë këtë komision, duke e lënë të hapur këtë seancë.

    Presidenti ka kërkuar që para se të nisë intervistimi i tij të njoftohet me personat në sallë që janë dhe t’i tregohet se para kujt jep deklaratë sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!