Gazetari i njohur kosovar, Xhemajl Rexha është larguar nga televizoni Kanal10 ku dhe punonte që nga themelimi i tij.
Ani pse Rexha nuk e ka bërë ende publike një gjë të tillë, burime për Gazetën Online Reporteri.net bëjnë të ditur se ai nuk është më pjesë e Kanal10 që nga 31 dhjetori.
Aktualisht, gazetari kosovar është Kryetar i AGK-së, pozitë që e mori që nga 19 korriku i vitit 2021, ndërsa nuk dihet se ku do të vazhdoj karrierën e tij televizive.
Përveç si themelues, gazetari Xhemajl Rexha ka pasur edhe emisionin e tij “Prime Time”.
Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar Rexhën gjatë ditës së sotme, por që i njëjti nuk ka kthyer ende përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi.