×
  • Lajme
  • Art/Kulturë

    Xhevdet Bajra varroset të enjten në Rahovec

    Reporteri
    28 Qershor 2022 | 20:49

    Komuna e Rahovecit ka njoftuar sot, se varrimi i poetit Xhevdet Bajra, i cili vdiq në javën e kaluar, do të bëhet të enjten e 30 qershorit.

    Përpara ceremonisë së varrimit në ora 14:00, komuna ka organizuar homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zybera” në orën 14:00 dhe mbledhje komemorative në Shtëpinë e Kulturës në orën 15:00.

    Ndërkaq, pas varrimit në kafenenë “Hardhia” do të mbahet një orë poetike me krijimtarinë letrarë të poetit Xhevdet Bajraj.

    Njoftimi i plotë:

    Me rastin e vdekjes së poetit Xhevdet Bajraj, të enjten, më 30 qershor, Komuna e Rahovecit organizon ceremoninë mortore.

    Në orën 14:00 – Homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”.

    Në orën 15:00 – Mbledhje komemorative, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”.

    Në orën 16:00 – Ceremonia e varrimit të poetit të ndjerë, në varrezat e qytetit të Rahovecit.

    Pas varrimit – Orë poetike me krijimtarinë letrare të poetit Xhevdet Bajraj, në kafenenë “Hardhia” në Rahovec.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!