Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me një pikë të rendit të ditës, çmimi dhe faturimi i rrymës, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka thënë se ka qenë keqmenaxhim i komplet sektorit elektroenergjetik.
Ajo ka thënë se ZRrE-ja nuk po i përgjgjiet asaj për “mafinë energjetike”, dhe se sipas saj pushteti e ka “gllabëruar” komplet sektorin e energjisë.
Ajo tha se një sektor s’mund të jetë i pavarur, ku në zyren ku flitet për tregtinë e energjisë është vëllai i kryeministrit Kurti.
“Jo vetëm që janë të kapur, por ky pushtet e ka gllabëru komplet sektorin e energjisë elektrike. Ku mund të jetë një sektor i pavarur ku në zyret ku flitet edhe për ku bëhet edhe tregtia e energjisë elektrike, ku është edhe bilanci, është dhe vëllai i kryeministrit, në të njëjtën zyre. Kjo magje e madhe, e pares së madhe, e hajnisë është mirëmenaxhuar dhe me familjarë tjerë, në termocentrale nga familjarë të deputetit të caktuar të VV-së”, tha Ymeri.
Ajo tha se ka prova faktike që ka pasur dallim të pagesa që janë bërë për import të energjisë elektrike jashta kontratave.
Ky favorizim ajo tha se ka ndodhur në vitet 2021/22, ndërsa kërkoi hetim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
/Reporteri.net/