Ish-deputeti nga NISMA, Zafir Berisha, ka zbuluar përshtypjet e tij për disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës në emisionin DPT te Fidani, në ATV.
Ai e ka konsideruar deputetin opozitar, Avdullah Hoti, si më të artikuluarin, ndërsa Xhavit Halitin e PDK-së si “më të informuarin në Kosovë”.
“Opozitari më i artikulum është Abdullah Hoti. Njeri që e di çka do”.
“Xhavit Halitin e llogariti si njërin nga njerëzit më të informum në Kosovë.”
“Kuvendit nuk i ka hije me ndodh skenat të cilat janë duke ndodhur. Kjo legjislaturë duhet me qëndru mbrapa ekzekutivit”, tha tutje Berisha derisa tregoi se cilët nga politikanët e pushtetit “nuk i ka shumë në qef”.
“Dimal Basha është ofendimi më i madh që i bëhet institucionit të Kuvendit. Imagjino sot nuk dike me recitu atë vjershën që ia kishte shkrujtë buroja e Mihailovit. Shkolla nuk të bon njeri”.
“Besnik Bislimi është njëri që, në pamje tregon që prapa fytyrës së tij fshihen shumë djallëzira. Si person publik në Kuvend, është i papranueshëm”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.