×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbardhen detajet: Dyshohet se të riun në Suharekë e vranë plaçkitësit

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 13:35

    Jetmir Aliaji rreth të 35-ve është vrarë mëngjesin e sotëm në një kazino në Suharekë.

    Këtë informacion e ka konfirmuar policia për Reporterin.net.

    Mësohet se Jetmir Aliaji u vra nga plaçkitësit në vendin e punës, gjatë plaçkitjes personat e dyshuar i kanë marrë edhe kamerat e sigurisë.

    Dyshohet se grabitja është kryer sot rreth orës 9:00 të mëngjesit.

    Ndryshe, plaçkitjet janë shtuar muajve të fundit në Kosovë, duke u shndërruar edhe në një problem që solli mobilizim të veçantë të Policisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!