×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet edhe dita: Tuneli i Mitrovicës hapet nesër

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 13:05

    Janë bërë më shumë se 23 javë që kur tuneli i Mitrovicës është futur në fazë të renovimit.


    Për vonesat që ishin bërë në hapjen e këtij tuneli javën e kaluar ishin organizuar edhe protesta në shenjë pakënaqësie për zvarritjen e punimeve.

    Mirëpo, burime të Reporterit brenda Ministrisë së Infrastrukturës bëjnë të ditur se hapja e tunelit do të bëhet gjatë kësaj jave, më saktë nesër.

    “Është vendosur dita e hapjes. Tuneli hapet të enjten.”, ka konfirmuar ky burim.

    Zyrtare: Ministria vendos kur do ta hap tunelin e Mitrovicës

    Ndryshe, për shkak të mosfunksionimit të këtij tuneli, qytetarët me automjetet e tyre shfrytëzojnë rrugën alternative për kyçjen në qytet, ndërsa brenda qytetit shpesh krijohen kolona.

    Ky projekt që financohet nga Ministria e Infrastrukturës e që ka kosto rreth 380 mijë euro, ka filluar në nëntor 2018 dhe është paraparë të përfundojë brenda 60 ditësh.

    Aktivistët e Vetëvendosjes kishin paralajmëruar protesta edhe para Ministrisë së Infrastrukturës në rast se tuneli nuk hapet deri më 1 maj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!