×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësdrejtori i një shkolle në Malishevë dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 12:24
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Zëvendësdrejtori i shkollës “Hamdi Berisha” në Malishevë dyshohet ta ketë ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur, shkruan Reporteri.net.

    Sipas njoftimit nga Policia, rastin e ka raportuar babai i viktimës.

    “Sipas ankuesit rasti kishte ndodhur me datë 16.12.2021 në ambientet e Gjimnazit ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë, ku vajza e tij vijon mësimet si nxënëse e kësaj shkolle. Ngacmimi seksual dyshohet të jetë bërë nga ana e personit i cili në këtë shkollë mban pozitën e zëvendësdrejtorit”, thuhet në njoftim.

    Ngjarja sipas ankuesit ka ndodhur në njërën prej tualeteve të kësaj shkolle.

    “Aty kishte hyrë edhe i dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën. Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe i dyshuari si dhe disa dëshmitarë. Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave të tjera. Me vendim te prokurorit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!