×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministri i çuditshëm i AAK-së: Para martesës i kërkoi analizat gruas për ta parë nëse ka “behane”

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 20:00

    Në një emision të mbrëmshëm ku ishte i ftuar zëvendësministri Burim Ramadani me bashkëshorten, flitej për sfidat e jetesës në çift.


    Mirëpo, një deklaratë e zëvendësministrit të FSK-së që vjen nga AAK-ja, bëri shumë bujë, shkruan Reporteri.net.

    Ramadani ka treguar se kur ishin takuar për të vendosur për të ndërtuar lidhjen, i kishte kërkuar gruas të dhëna për të parë nëse ka ndonjë problem shëndetësor apo, siç e quan ai, “behane”.

    Pasi moderatorja e emisionit, Kiki Rrahmani, ia përmendi zëvendësministrit detajin se “i ke kërkuar anamnezën analizat…”, zëvendësminitri e pranoi dhe dha detaje.

    “Më 15 shkurt ishte takim që të marrë informacione rreth saj, aso informacione që s’mund të merren nga të tjerët. Ajo që më interesojke ishte që me njoftë aspektin shëndetësor – kah na thojnë “a ki behane”. Dmth a ki problem, qoftë të lindura qoftë të trashëguara”, ka thënë zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani.

    Ani pse Ramadani thotë se kjo gjë nuk do të ndikonte në vendimin për të vazhduar, thotë se gjërat kryesore duhet të dihen.

    “Sigurisht që do të vazhdonte, besoj po, por janë elemente që duhesh m’i ditë. Kur synon diçka më ndërtu në raport të çiftit, është tepër me randësi me i ditë elementet kryesore. Behane, sëmundje…”

    E në anën tjetër, e pyetur nëse ia ka kërkuar analizat burrit, gruaja e zëvendësministrit është përgjigjur shkurt: JO./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!