Pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut si Nënkryetare e Kuvendit, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka caktuar Blerim Sallahun, si ushtrues detyre i Ministrit të Drejtësisë, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e ZKM’së thuhet se Kurti e uron Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ushtrues të detyrës së Ministrit të Drejtësisë, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti e uron z. Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave.”, thuhet në njoftim.
Sallahu ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë./Reporteri.net