×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhje e brendshme në LDK, Lutfi Haziri kërkon unitet

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 0:00

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili së fundmi deklaroi hapur se do të garon për postin e të parit të LDK-së, tashmë thotë se partisë i duhet unitet para zgjedhjeve të brendshme.

    Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se zgjedhjet duhet të shërbejnë për të bashkuar partinë.

    “LDK-së i duhet unitet dhe për ta ruajtur këtë familje të madhe politike. Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për t’i larguar të tjerët, por për t’i ofruar atyre. Zgjedhje, ku njerëzit nuk eliminojnë, por bashkohen për t’u bërë më shumë, ku respektohet veprimtari, por i hapet dera të riut…”, është mesazhi i Hazirit në Facebook, trasnmeton Reporteri.net.

    Procesi zgjedhor në LDK sapo ka filluar dhe zyrtarisht askush nuk ka shpallur kandidaturën për kryetar të kësaj partie. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!